Kim Kardashian publikon foto provokuese në bikini
42-vjeçarja e cila u pa me fëmijët e saj të shtunën, në një fotografi tregoi linjat e saj në rroba banje të cilat nuk mbulojnë shumë nga trupi i saj.
Themeluesja e markës “Skims” modeloi një bikini të errëta me fije teksa pushonte pranë një pishine, shkruan DailyMail.
Nuk kishte asnjë titull për të shoqëruar postimin, por kjo nuk i ndaloi qindra e mijëra pëlqime të hidheshin në postimin e saj aq shpejt.
Pamjet duket se kanë qenë nga një pushim, pasi Kardashiani ka përfshirë edhe pamje nga ajo që dukej si një resort plazhi.
Ylli i televizionit përdori gjithashtu InstaStoryt, për të ndarë me ndjekësit fotografi të kaçurrelave të djalit të saj Saint.
I riu, shtatë vjeç, kishte veshur një fanellë futbolli të bardhë, me të zezë e të verdhë, ndërsa ishte ulur në një tavolinë në rezidencën e yllit në Calabasas.
Kim ka qenë në detyrën e plotë të nënës, pasi ish-bashkëshorti i saj Kanye West, 46-vjeçar, dëfrehet jashtë shtetit me “gruan” Bianca Censori.
Ish-çifti, i cili u nda në fillim të vitit 2021 dhe finalizoi divorcin nëntorin e kaluar, kanë katër fëmijë.
Fëmijët duket se kalojnë pjesën më të madhe të kohës me nënën e tyre magjepsëse, e cila shpesh shihet duke i angazhuar në praktikat sportive dhe duke i marrë me vete në udhëtime pune.