Kim Kardashian publikon fotografi, ku tregon se si është dukur 31 vite më parë
Kim Kardashian ka postuar disa nga fotot e saj të vjetra në Instagram dhe ka treguar se si dukej në fëmijëri.
Në njërën nga fotot, e cila është realizuar në vitin 1993, ajo ka pozuar me shoqen e saj Lindsay. Kim ishte 13 vjeçe në atë kohë.
Ylli i reality show-it “The Kardashians” tërhoqi për herë të parë vëmendjen e mediave duke u shoqëruar me Paris Hilton. Para se të bëhej e famshme, Kim punonte si stiliste për shoqen e saj të fëmijërisë, dhe një herë ka thënë se Paris ishte përgjegjëse për fillimin e karrierës së saj, pasi e njohu me shumë njerëz të rëndësishëm.
Shpejt, Kim u bë një nga personat më të famshëm në botë. Në fillim të viteve 2000, në publik doli një video e saj eksplicite me reperin Ray J. Kim dhe Ray ishin në një lidhje nga viti 2002 deri në vitin 2006, dhe shumë njerëz besojnë se pikërisht kjo video private i siguroi Kim Kardashianit karrierën që ka sot.
Tetë muaj pas daljes së videos, familja Kardashian vendosi të shfrytëzojë ekspozimin e tyre publik dhe kështu u publikua episodi i parë i reality show-it “Keeping Up with the Kardashians”.
Kur rrjetet sociale filluan të rriten me shpejtësi, Kim dhe motrat e saj e përdorën këtë si mundësi për të rritur ndikimin e tyre përtej vetë reality show-it.
Kim e shfrytëzoi rrjetin social për të krijuar dhe konsoliduar markën e saj, dhe jo vetëm si një person i famshëm. Ajo gjithashtu përdori rrjetet sociale si një mjet për të rritur markat e saj “Skims” dhe “SKYNN by Kim”.