Kim Kardashian shet 20% të aksioneve në kompaninë KKW Beauty për $200 milionë
Kim Kardashian West i ka shitur kompanisë franceze Coty 20% të aksioneve të saj në kompaninë e bukurisë, KKW Beauty. Kompania e Kardashian tani zyrtarisht vlenë 1 miliardë dollarë.
Të hënën, kompania e bukurisë Coty njoftoi që ka arrirë një marrëveshje me Kardashian, 38 vjeçe, për të blerë 20% të aksioneve të saj në KKW Beauty për 200 milionë dollarë, duke vlerësuar që ky biznes ka vlerë prej 1 miliardë dollarësh. Forbes ka raportuar që kjo shitje ka rritur pasurinë e Kardashian, e cila tani vlen 900 milionë dollarë.
Me këtë kontratë, ylli pretendon të arrij një audiencë më të madhe globale, duke mbajtur kontrollin kreativ. Coty do të ndihmojë Kardashian që të zgjerojë brendin e saj edhe kategori si ato të kujdesjes së lëkurës, flokëve, produkteve për thonj etj.
“Partneriteti me një organizatë kaq të arrirë sa Coty do të jetë instrumental për avancimin e brendeve të mia, pasi që shtrirja e tyre globale na lejojnë për zgjerim më të shpejtë në botë,” tha Kardashian West. “Kjo marrëdhënie do të më lejojë që të fokusohem në elementet kreative për të cilat jam shumë pasionante.”
Ndërsa ekipi i Coty deklaroi: “Kim është një ikonë e vërtetë globale moderne. Ajo është vizionere, ndërmarrëse, një nënë, filantropiste dhe përmes mediave sociale ka një aftësi pakrahasueshme për t’u lidhur me njerëzit rreth botës. Kjo influencë e kombinuar me lidership-in e Coty dhe ekspertizën e thellë në këtë fushë do të na lejojë që të arrijmë potencialin e plotë të brendeve të saj.”
Kim është pjesëtarja e dytë e familjes Kardashian/Jenner që ka lidhur marrëveshje me këtë kompani. Kylie Jenner në nëntor i shiti Coty-t 51% të aksioneve të saj në Kylie Cosmetics për 600 milionë dollarë.