Kim Kardashian tregon se a nevrikoset Kanye kur i sheh foto e saj topless
Kim Kardashian njihet si një ndër femra më e famshme në botë, dhe që nuk e ka aspak problem të ekspozojë trupin nëpër fotografi.
Kim sa herë që poston foto nudo dhe veshje seksi, gjithmonë ndez rrjetit sociale.
Por a e keni menduar ndonjëherë që bashkëshorti i saj Kanye West mund të mërzitet apo nevrikoset me postimet e saj?
Ajo ka treguar gjatë një interviste për “The Ellen Show” se ka disa postime që Kanye mërzitet kur i sheh dhe zemërohet me të.
Por ylli i “Keeping Up With The Kardashians” u shpreh se ndonjëherë ato janë edhe për arsye përftimi dhe marketingu.
Kim gjithashtu shtoi se ka pasur edhe debate me Kanye e sidomos kur bëhej fjalë për fotot topless.
Gjithsesi me ato që shohim në Instagramin e Kim, duket se bashkëshorti i saj është treguar mjaft i mirë dhe nuk e ndalon në atë që për Kim është edhe një punë biznesi.