Kim Kardashian vë në pah format trupore në pozat me bikini të bardha transparente
Kim Kardashian ndau një set fotosh seksi nga plazhi në Instagram të martën, ndërsa kishte veshur një palë bikini të bardha tërësisht të tejdukshme.
Themeluesja e “Skims”, 42-vjeçare, ka mahnitur me paraqitjen duke vënë në pah format e bujshme trupore.
Të shumta kanë qenë komplimentet që mori në sesionin për komente nga miqtë e fansat.
“Kim ka njerëz që po vdesin”, tha në fans i yllit të “The Kardashians”.
Kjo e fundit, natyrisht, është një referencë për episodin ikonik “Keeping Up With the Kardashians” në të cilin Kim humbi një nga vathët e saj me diamant prej 75 mijë dollarësh në oqean gjatë një pushimi në Bora Bora.
Fotot duket se janë shkrepur muajin e kaluar ose më herët, pasi Kardashian shihet me flokë platini, me të cilët debutoi në Met Gala 2022.
Imazhet me bikini vijnë vetëm disa javë pasi Kardashian finalizoi divorcin e saj nga Kanye West, me të cilin ndan katër fëmijë: North, Saint, Chicag dhe Psalm.
Pas kërkesës për divorc nga themeluesi i Yeezy në fillim të vitit 2021, ylli televiziv ishte në lidhje me Pete Davidson për nëntë muaj.
Komediani i “SNL” tani po shijon një romancë të re me modelen Emily Ratajkowski.