Kim Kardashian vë në shitje shtëpinë në Hidden Hills për pesë milionë euro

13 shtator 2022 | 16:20

Kim Kardashian ka vendosur në shitje shtëpinë e saj në Hidden Hills, Kaliforni, për 5.3 milionë dollarë apo mbi pesë milionë euro.

Rezidenca e yllit televiziv ka katër dhoma gjumi dhe katër banja, teksa përfshin 3,874 metra katrorë mbi 1.5 hektarë.

Shtëpia me dy pjesë është ndërtuar në vitin 1957 dhe përfshin një garazh në të cilin mund të futen katër automjete.

Shtëpia në fjalë ndodhet pranë shtëpisë kryesore të Kimit, një rezidencë prej 60 milionë dollarësh (afro 60 milionë eurosh) që ajo ndante më parë me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West.

Një dhomë familjare në këtë vilë ka tavane me trarë dhe dysheme druri me dritare të mëdha dhe një oxhak.

Dhoma e gjumit në shtëpi ka gjithashtu një oxhak të mbështjellë me gurë.

Zona e jashtme e shtëpisë përmban një pishinë me një zonë ‘spa’ dhe oborr të veçantë.

Shtëpia përfshin gjithashtu një dhomë bonus me një hapësirë zyre.

Kardashian e bleu pronën në tetor të vitit 2019 për 1.6 milionë dollarë apo 1.5 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër dhe pasnesër mbi vendin tonë do të mbajë mot…