Kim Kardashian zbulon gjininë e fëmijës së katërt
16 janar 2019
| 16:27
Kim Kardashian ka konfirmuar se ajo dhe bashkëshorti Kanye West po presin një fëmijë, madje ka zbuluar edhe gjininë. Fëmija i katërt i çiftit do të jetë një djalë.
Pas kaq kohësh spekulime, ylli 38-vjeçar më në fund ka pranuar gjithçka: “Po do bëhemi me një tjetër fëmijë”.
Mirëpo, ajo nuk e ka bërë të ditur ende datën e ardhjes në jetë të vogëlushit. Kim dhe Kanye aktualisht kanë 3 fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Së shpejti pritet të vijë në jetë edhe djali tjetër i familjes së famshme.