Kim Kardashian zbulon si dukej para se të bëhej e famshme

02 tetor 2021 | 14:01

Një ditë më parë, Kim Kardashian, ka vendosur që me ndjeksit e saj të shumtë në rrjetet sociale, të ndajë një kujtim të disa viteve më parë.

Për të uruar grimierin e saj, Mario Dedivanovic, me rastin e ditëlindjes së tij, 40-vjeçarja zgjodhi një fotografi mjaft të vjetër.

Në imazh, femra më seksi shihet me make up të lehtë, me flokë të lëshuara, si dhe e veshur me një kanotiere ngjyrë rozë. Dedivanovic, i cili mbushi 38 vjeç të premten, shfaqet pa mjekër, shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim tani.

Në vitin 2018, Dedivanovic zbuloi në podkastin “Success” se nisi të punonte me Kardashian para se ajo të bëhej e famshme. Mario tha se kur e takoi Kardashian, menjëherë “ra në dashuri me fytyrën e saj“. Ai shtoi: “Estetikisht më tërheq shumë fytyra e saj, ajo është e mrekullueshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të komanduar…