
Kim Kardashian zbulon të vërtetën pas presionit të fansave
11 shtator 2020
| 12:35
Fansa të shumtë të Kim Kardashian kanë spekuluar se ajo ka 6 gishta në këmbën e saj të majtë.
Komente të tilla duket se e kanë mërzitur yllin, e cila është detyruar të bëj një video duke filmuar këmbën.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, ka bërë një video ku edhe numëron një nga një gishtat e saj.
“Të gjithë mendojnë se unë kam 6 gishtërinj dhe kjo është normale”, ka shkruar Kardashian. “Kur vesh këpucë si kjo, gishti im duket kështu dhe nuk e di se si duket në fotografi”, ka thënë 39-vjeçarja.
