Kim Kardashian zyrtarisht është divorcuar nga Kanye West

03 mars 2022 | 11:57

Kim Kardashian është zyrtarisht beqare, sipas një gjykatësi në Los Angeles.

Kërkesa e yllit të “Keeping Up with the Kardashians” për t’u shpallur beqare mes divorcit të saj nga Kanye West u pranua ditën e sotme (e mërkurë), sipas raportimeve të tabloideve ndërkombëtare.

Kardashian u paraqit në një seancë gjyqësore të planifikuar përmes video-telefonatës. West, i cili është parë në Miami këtë javë, nuk ishte i pranishëm, thanë disa media.

Gjykatësi mori gjithashtu vendime mbi dokumentet e paraqitura nga reperi muajin e kaluar, në të cilat ai kërkoi tre kushte ligjore.

E para – që paratë e palëve rimbursohen përpara se të ketë një vendim përfundimtar mbi pronën nëse secila palë vdes.

Lexo po ashtu:

Nis gjyqi i Kanye West dhe Kim Kardashian, reperi u kërkon avokatëve të ‘përshpejtojnë divorcin’

Nis gjyqi i Kanye West dhe Kim Kardashian, reperi u kërkon avokatëve të ‘përshpejtojnë divorcin’

Megjithatë, gjykatësi thuhet se refuzoi dy kërkesat e tjera të West – që Kardashian të mos transferonte asetet që kishte në një trust dhe se nëse Kardashian rimartohej, ajo do të hiqte dorë nga “privilegji martesor”.

Themeluesja e “SKIMS” bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt të vitit 2021.

Ata kanë bashkë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha për Inspeksion në Komunën e Rahovecit, Nora Boshnjaku e…