
Kim Kardashiani bëhet flokëkuqe
27 shkurt 2019
| 12:02
Kim Kardashiani tani më është flokëkuqe. Gjatë fundjavës ylli televiziv ka postuar disa fotografi në storiet e “Instagram”-it ku shihet se flokët e saj kanë ngjyrë të kuqe, të hapur.
Kardashiani kishte kombinuar flokët e saj me një bluzë të kuqe, grim të syve po me të njëjtën ngjyrë, madje po e shijonte edhe një lëpirëse të kuqe.