Kim Kardashiani bëhet nënë për herë të katërt
12 maj 2019
| 16:51
Kim Kardashian West dhe Kanye West kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt më 10 maj.
Djali i tyre ka ardhur në jetë nëpërmjet një nëne zëvendësuese. Ylli i televizioneve ka shkruar në një postim në llogarinë e vet në “Twitter” se ai është perfekt.
Një zëdhënëse e Kimit ka thënë se foshnja ka lindur të enjten dhe peshonte 2.98 kg.
Nuk dihet ende emri i fëmijës. Ndërsa Kim dhe Kanye West janë prindër edhe të tre fëmijëve të tjerë, North, Saint dhe Chicago.
Në një postim tjetër në llogarinë e vet në “Twitter”, 39-vjeçarja ka shkruar: “Është binjaku i Chicago. Jam i sigurt që do ndryshojë shumë, por tani duket njësoj si ajo”.