Kim Kardashiani del kundër fotografit të vet personal
25 korrik 2019
| 11:37
Kim Kardashian ka thyer heshtjen për pretendimet e fundit rreth fotografit të vet personal Marcus Hyde për të cilin thuhet se i ka ofruar falas një fotosesion një modelueses në këmbim të disa fotografive nudo.
“I kam lexuar të gjitha rrëfimet nga gratë rreth sjelljes së papërshtatshme dhe të pafalshme të fotografit me të cilin kam punuar në të kaluarën. Unë qëndroj në përkrahje të plotë për të drejtën e çdo gruaje që të mos ngacmohet apo t’i bëhet presion për të bërë diçka që nuk i pëlqen”, ka shkruar Kim në postimin e vet në llogaritë sociale.