Kim Kardashiani flet hapur për problemin që ka me lëkurën
17 qershor 2019
| 10:57
Influencuesja më e madhe e modës dhe make up-it në botë, Kim Kardashian West, ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një problem që ajo ka me lëkurën, problem të cilin askush nuk e kishte ditur më parë.
Në një video të publikuar, ajo ka treguar se si është lëkura e këmbëve të saj, e depigmentuar dhe me venat që dukeshin qartë.
Ajo ka treguar sekretin e saj për ta mbuluar këtë defekt që ka pasur me kohë, si dhe ka vendosur që me këtë produkt t’u vijë në ndihmë shumë personave që vuajnë nga i njëjti problem, duke paralajmëruar lansimin e tij më 26 qershor.