Kim Kardashiani i bën dhuratë 65 625 dollarë vajzës gjashtëvjeçare

27 dhjetor 2019 | 14:23

North West ka marrë një dhuratë 65 625 dollarësh nga prindërit Kim Kardashian dhe Kanye West.

Çifti i dhuroi vajzës gjashtëvjeçare xhaketën e Michael Jacksonit që e fituan në një ankand pikërisht për t’ia dhënë Northit. Xhaketa u vesh nga ylli i popit në festën e 65-vjetorit të lindjes së Elizabeth Taylor në vitin 1977 dhe u shit për 65 625 dollarë në tetor.

“Kanye dhe unë i dhamë Northit këtë xhaketë. Është xhaketa e Michael Jacksonit që veshi me Elizabeth Taylor”, ka ndarë lajmin Kimi me miliona fansat në mediat sociale. “Ajo është tifoze e madhe e Michael Jacksonit dhe ne e dinim që do t’i pëlqente”, ka shkruar Kimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopezi duket se edhe rrobat e ushtrimeve ka zgjedhur…