Kim Kardashiani: Jam kursimtare
09 korrik 2018
| 11:03
Edhe pse zotëron një pasuri marramendëse, Kim Kardashiani është shumë e kujdesshme në shpenzimet që bën. Ylli ka treguar se llogarit çdo shpenzim që bën, madje edhe kursen në shumë raste.
Në një artikull për sajtin “Wealthsimple”, nëna e tre fëmijëve ka treguar gjithçka rreth shpenzimeve që bën dhe faktin që nuk u plotëson fëmijëve çdo kapriço që kanë.
“Shqetësohem kur u jap fëmijëve të mi më shumë se ç’duhet. Ne nuk bëjmë dhurata. Ata duhet t’i meritojnë vërtet ato”, rrëfen Kimi.