Kim Kardashiani liron 17 të burgosur
Kim Kardashian është duke qëndruar besnike ndaj premtimit të saj për të luftuar për reformën në burgje.
“CNN”-ja ka mësuar se ylli i televizioneve ka punuar përgjatë 3 muajve të fundit për të ndihmuar në heqjen e dënimit me burg të përjetshëm për 17 të burgosur për drogë, që janë shkelës për herë të parë.
Brittany K. Barnett, avokatja personale e Kim dhe MiAngel Cody, këshilltarja e “The Decarceration Collectiveha”, kanë thënë se 39-vjeçarja ka luajtur një rol të rëndësishëm në lirimin e këtyre të burgosurve.
“Kimi ka financuar këtë projekt dhe është përkrahëse e fushatës sonë ‘90 Days of Freedom’ si pjesë e ‘First Step Act’, që Trumpi e nënshkroi tek ligjet vitin e kaluar”, ka thënë Cody.
Barnett ka shtuar se pa Kardashianin në bazën e projekt-ligjit, kjo nuk do të kishte qenë e mundur.
“Kimi siguroi mbështetje financiare për të mbuluar shpenzimet ligjore në mënyrë që ne të mund të udhëtojmë në vendin tonë. Marrëdhëniet tona me klientët tanë nuk përfundojnë kur ata lirohen. Kimi është me të vërtetë e përkushtuar në këtë çështje. Po punoj personalisht me të, jemi me të vërtetë mirënjohës”, ka thënë Barnett.
Gjithashtu, Kimi ka ndihmuar financiarisht të burgosurit të kthehen në shtëpitë e tyre pas lirimit nga burgu.