
Kim Kardashiani shënon një tjetër sukses
07 shkurt 2018
| 10:47
Postimet e saj me fotografi nudo po ia rrisin çdo ditë e më shumë famën Kim Kardashianit, e cila pak ditë më parë ka njoftuar në rrjetin social “Instagram” linjën e re të parfumeve që korri një sukses të radhës.
Kardashiani ka arritur ta shesë linjën e re të parfumeve “Bae”, “BFF” dhe “Ride Or Die” duke siguruar plot 10 milionë dollarë. Për këtë sukses, Kimit nuk i është dashur marketingu në televizion, por vetëm në rrjetet sociale.