Kim Kardashiani takohet me presidentin Trump
Ylli televiziv amerikan, Kim Kardashian, ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Bashkuara (ShBA), Donald Trump, me të cilin ka diskutuar për faljen e mundshme të një gruaje 63 vjeçe, që po mban dënimin me burgim të përjetshëm.
Alice Marie Johnson është në burg për më shumë se dy dekada, për shkelje që lidhen me drogën.
Presidenti Trump ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se ka pasur “takim të shkëlqyeshëm” me Kardashian.
Historia e Johnsonit ka kapur syrin e Kardashianit pasi ajo ka parë një video për rastin, të postuar në mediet sociale.
Kardashiani ka thënë se është emocionuar dhe se ka kërkuar nga avokati i saj, Shawn Holley, të shikojë rastin.
Ajo po ashtu po paguan një ekip të ri ligjor për Johnson.
Kardashian i ka bashkuar forcat edhe me Jared Kushnerin, këshilltar i Trumpit, i cili po bën përpjekje për reformimin e burgjeve.