Kim Kardashina në një lidhje të re romantike? Ja cili është i dashuri i ri….
Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin, ka thënë një burim për “People”.
Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin, ka thënë një burim për “People”. Një burim i brendshëm ka konfirmuar se dyshja e njohur po shijojnë takimet romantike së bashku.
Burime të tjera kanë shtuar gjithashtu se ylli i NFL dhe e dashura e tij, Lauren Wood, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, me të cilën ka një djalë, i cili ka ardhur në jetë në shkurtin e vitit 2022.
Disa burime pranë Kardashian thonë se Kim është absolutisht e hapur për të gjetur sërish dashurinë dhe po i jep një mundësi Odell, ndërsa disa të tjera thonë se OBJ është thjesht një mik e asgjë më shumë.
Kjo nuk është hera e parë që Kim Kardashian ka lidhje me një futbollist. Në vitin 2007, ajo nisi një marrëdhënie me Reggie Bush, me të cilin u nda në vitin 2010 për shkak të axhendave mjaft të ngarkuara.
Kujtojmë se Kim ka qenë më parë e martuar me reperin Kanye West dhe kanë katër fëmijë së bashku.