Kim merr miratimin e Komisionit të Jashtëm të Senatit për ambasadore në Shqipëri
Komisioni i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë ka miratuar emërimin e diplomates Yuri Kim për postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Për t’u bërë zyrtar, emërimi i saj duhet të miratohet nga Senati.
Komisioni votoi për 15 emërime, përfshirë edhe për të emëruarin për postin e ambasadorit amerikan në Rusi, John Sullivan.
Yuri Kim ishte emëruar për ambasadore në Shqipëri nga presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti,
Në një seancë para Komisionit të Jashtëm të Senatit për konfirmimin e saj në fund të tetorit, ajo tha se do të nxiste udhëheqësit e vendit për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE. Kim shtoi se do të inkurajonte gjithashtu Shqipërinë të zbatonte plotësisht reformat në drejtësi, përfshirë kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e strukturave të posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.