Kim nuk ndalon së pozuari foto seksi
08 shkurt 2021
| 17:01
Pavarësisht se po flitet shumë për divorcin e saj me Kanye West, duket se Kim Kardashian nuk e ka aspak problem, pasi vazhdon që të mahnisë fansat e saj me pozat provokuese.
Ylli televiziv publikoi dje disa imazhe, në të cilat shfaqej e veshur me bikini në ngjyrë jeshile, që i tregonin format e lakuara.
40-vjeçarja kishte zgjedhur që flokët e gjatë t’i linte të lëshuar dhe të hedhur pas krahëve, si dhe të mos bënte make up.
Postimin provokues, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” e shoqëroi me mbishkrimin e një zemre jeshile, së bashku me simbolin e diellit edhe të palmës. Kardashian po shijon disa ditë pushimi në një vend tropikal bashkë me motrat e saj Khloe, Kourtney dhe Kylie.