Kim viziton të burgosurit në Kaliforni, gati për t’u bërë avokate
Kim Kardashian së fundmi ka bërë një vizitë në burg në Kaliforni duke takuar të burgosurit.
Një burim thotë për TMZ se Kim kishte kaluar një ditë në burgun shtetëror të Pelican Bay në Crescent, CA, në fillim të kësaj jave.
Është thënë se fokusi I saj ishte të takohej me të burgosurit për të folur me ta rreth qëndrimit të tyre brenda katër mureve, si dhe shëndetin mendor.
Kim nuk ishte e vetme në këtë udhëtim. Aktori Tobey Maguire dhe Scott Budnick – producenti ekzekutiv i filmit “The Hangover” iu bashkuan asaj.
Në vitin 2016, Budnick kishte bërë një dokumentar për adoleshentët në burgje dhe tani po përfolet që është duke realizuar një dokumentar tjetër.
Siç dihet për Kimin, ajo kishte takuar edhe presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2018për të bërë fushatë për kauzën e saj. Ajo është gati për t’u bërë avokate dhe së fundmi ka zbuluar se është ende duke studiuar dhe duke u përpjekur të kalojë provimin e Jurisprudencës në Kaliforni.