![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/kimete-berisha-albin-kurti-1-850x478-1-600x360-1.jpg)
Kimete Berisha, kandidate e Vetëvendosjes për deputete?
25 dhjetor 2020
| 08:42
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që çoi vendin në zgjedhje, partitë politike kanë filluar të organizohen.
Publicistja Kimete Berisha pritet t’i bashkëngjitet listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton ‘Jepi Zë’ nga burimet e veta.
Kimete Berisha në shumë shkrime ka mbrojtur kreun e LV-së, Albin Kurti, për shumë tema.
Ajo ka bërë me dije se me Kurtin njihen shumë gjatë, që nga koha e protestave studentore.