Kimete Berisha kritikon Kurtin: Avokat i hajnave, u armiqësua me Amerikën dhe BE-në
Opinionistja Kimete Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me qasjen e tij në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu, ajo ka kritikuar Kurtin edhe për çështjen e korrupsionit.
Berisha ka thënë se Kurti ka përfunduar si avokat i hajnave.
“Nga premtimet për drejtësi, për barazi e për luftë kundër korrupsionit, Albin Kurti ka përfunduar si avokat i hajnave e hajneshave të qeverisë së tij që e kanë vjedhur bukën e popullit”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Më tutje, ajo ka thënë se Kurti është armiqësuar me ShBA-në e BE-në.
“Nuk është problemi që është ‘i poshtër’, problemi është se pushteti e zbuloi se Albin Kurti është i paditur, që s’ka lidhje me politikë. Duke dashur të mbrohet nga ‘armiku’ serb, u armiqësua me Amerikën dhe BE-në. Ky miqtë i kthen në armiq, nuk merr vesh në diplomaci, nuk e njeh dialogun, as rregullat e miqësisë, nuk e kupton as si arrihet një marrëveshje, sepse është asocial”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë i Berishës: