Kimi dhe Kanye nisin pushimet së bashku (Foto)
11 gusht 2020
| 11:48
Kim Kardashiani dhe Kanye West kanë qenë shumë të komentuar kohët e fundit, shkruajnë mediat e huaja.
Ata nuk i kanë pasur punët edhe aq mirë me njëri-tjetrin andaj edhe u bënë cak i mediave rozë. Së fundmi paparacët i kanë fotografuar së bashku dhe thuhet se ata i kanë nisur pushimet.
Kim po tenton që ta shpëtojë martesën me reperin, raporton “Daily Mail”. Për këtë arsye ata vendosën që së bashku me katër fëmijët e tyre të pushojnë një javë në Republikën Domenikane.