Kimi merr gjithë vëmendjen për Krishtlindje!
25 dhjetor 2019
| 14:55
Kim Kardashian-West është paraqitur duke bërë shoping, derisa ka marrë gjithë vëmendjen me pamjen e saj në prag të Krishtlindjeve.
Nëna e katër fëmijëve është parë e veshur me stil, teksa doli për të blerë gjëra në parapërgatitje për Krishtlindjet, transmeton Indeksonline.
39-vjeçarja u pa në një formë të mire teksa kishte veshur pantollona jeshile, të kombinuar me një pallto për femra ngjyrë kafe dhe me syze dielli.
Kimi njihet për paraqitjet e saj të zjarrta dhe me stil në publik dhe nuk ka se si të jetë ndryshe edhe në paraqitjen e saj të fundit.
Kujtojmë se ajo është një nga femrat më atraktive dhe më me ndikim në botën e mediave.