Kimin e zë gjumi në duar të grimierit, komentuesit e cilësojnë si “Bukuroshja e Fjetur”
Një nga emrat më të komentuar në shoëbiz-in botëror është ai i Kim Kardashian. Prej disa kohësh është në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes së saj nga bashkëshorti, Kanye Ëest.
Kim është shumë e zënë në rritjen e katër fëmijëve, duke drejtuar bizneset e saj të suksesshme si dhe duke studiuar drejtësi.
Por së fundmi vëmendjen e mori një fotografi që grimieri i saj, saj Chris Appleton, postoi në profilin e tij në “Instagram”. Në pozën në fjalë 40-vjeçarja duket se është në gjumë teksa po i bëjnë makijazhin.
“Të dua Kim”, shkruan Appleton krahas fotos ku bukuroshja shfaqet duke marrë një sy gjumë në karrigen e sallonit.
“Unë të urrej ty! Ti më rraskapit!”, komenton Kardashian. Ndërkohë, miqtë e famshëm të Kim, si Paris Hilton e etiketuan atë si “Bukuroshja e Fjetur” në koment.