Kimistët dalin me teori të re për origjinën e jetës në Tokë

23 janar 2018 | 13:38

Shkencëtarët mendojnë se rreth 3.8 miliardë vjet më parë një “koktej organik” arriti të përzihej dhe të krijonte jetën e parë.

Studimi i ri, i publikuar në revistën ‘Nature Communications’, i udhëhequr nga kimistë të Institutit të Kërkimeve Scripps në La Jolla, Kaliforni, sugjeron se korniza për forma më të ndërlikuara të jetës ishte i pranishëm në planet 4 miliardë vjet më parë, dhe ato janë reagimet kimike të nevojshme për të ruajtur forma më të larta të jetës. “Kjo ishte një kuti e zezë për ne”, ka thwnw Ramanarayanan Krishnamurthy, një kimist në Institutin Scripps.

“Por nëse përqendroheni te kimia, pyetjet rreth origjinës së jetës bëhen më pak dekurajuese”, ka shtuar ai.

Gjithçka zbret në ciklin e acidit citrik – një proces metabolik që është i pranishëm në të gjitha organizmat që marrin frymë në Tokë.

Cikli i acidit citrik, i njohur gjithashtu si cikli i Krebsit, është mënyra kryesore që këto organizma të lirojnë energjinë e ruajtur. Por për një kohë të gjatë mendohej se cikli i acidit citrik nuk mund të ekzistonte në organizmat e parë në Tokë – thjesht pasi nuk kishte përbërës specifik në atë kohë.

Para së gjithash, oksigjeni i lirë nuk u shfaq në Tokë në vlerësimet më të hershme, deri në 3,5 miliardë vjet më parë.

Ekipi hulumtues mendon se ‘mund të kemi bërë një gabim kur supozojmë se cikli i acidit citrik ishte atëherë i pamundur’./lexo.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtoresha e…