Kimit i vodhën miliona dollarë bizhuteri, paditet truproja e Kardashianit
05 tetor 2018
| 11:46
Kompania e sigurimeve që ka paguar Kim Kardashiani, pasi i vodhën në Paris bizhuteri me vlerë miliona dollarë dy vjet më parë, ka paditur ish-truprojën e saj. Grupi Ndërkombëtar Amerikan, i njohur edhe si AIG, ngriti një padi të mërkurën në Delaware kundër Pascal Duvier dhe kompanisë së tij “Protect Security”, duke kërkuar 6.1 milion dollarë, sipas dokumenteve të gjykatës. Një burim i ka thënë “CNN”-së se gjatë asaj kohe truprojat ishin me motrat e Kimit në një klub nate, por nuk specifikonin nëse aty ishte Duvier.