Kimmich: Kanë ndryshuar shumë gjëra te Gjermania, por kemi uri

04 shtator 2024 | 14:24

Kapiteni më “i freskët” i kombëtares gjermane, Joshua Kimmich, ka dhënë intervistën e parë me pozitën e liderit. Ai ka rrëfyer emocionet e të qenurit kapiten, sikurse gjendjen në grup.

SITUATA AKTUALE – “Fatkeqësisht, shumëçka për ne ka ndryshuar që nga Kampionatin Evropian. Ka pasur një ose dy dorëheqje në ekip dhe gjithashtu në staf. Është e rëndësishme që arritëm të frymëzojmë njerëzit në ‘Euro’. Ne duam të ndërtojmë mbi këtë, ky është qëllimi të shtunën”.

SI KAPITEN – “Jam krenar, gjithmonë ëndërroja të bëhesha lojtar i kombëtares. Por të jesh kapiten është shumë larg. Kjo është diçka shumë e veçantë. Njerëzit rreth meje janë të lumtur, dhe unë jam i lumtur që kam marrë besimin e ekipit të trajnerëve. Dua ta shpërblej këtë, por kjo nuk duhet të jetë një shfaqje e vetme. Ne kemi një treshe të fortë me Kai dhe Rydiger, gjithashtu me një këshill të ri ekipi. Disa lojtarë të rëndësishëm janë larguar, na duhen futbollistë që duan të marrin përgjegjësinë për të fituar ndeshjet ose kur gjërat nuk shkojnë mirë. Kjo është pjesë e saj. Qëllimi im është të marr sa më shumë lojtarë me vete”, tha Kimish.

STILER DHE ALEKSANDAR PAVLOVIÇ – “Të dy kanë përjetuar zhvillim fenomenal. Me Anxhelon mund të dalloje se ai nuk kishte frikë, ashtu si Pavlo. Të dy janë teknikisht të fortë dhe kanë një lojë të mirë pasimesh. Dhe është e qartë se duan të luajnë futboll të bukur. Është e rëndësishme të kesh lojtarë të rinj që janë të uritur dhe e shijojnë lojën”, vijoi kapiteni i “Pancerave”.

GOLAT NË LIGËN E KOMBEVE – “Rezultatet në Ligën e Kombeve konsiderohen të parëndësishme nëse nuk jeni të suksesshëm. Spanjollët padyshim menduan se ishte shumë interesante të fitosh Ligën e Kombeve. Ju sigurisht e keni Kupën e Botës në mendjen tuaj, por është ende shumë larg. Vendet e tjera na treguan se si ta bënim këtë dhe jo vetëm që filluan të luanin futboll të mbresëlënës në Kampionatin Evropian ose në Kupën e Botës. Është gjithmonë mirë për një ekip të luajë futboll të suksesshëm. Askush në skuadër nuk mund të thotë se ata kanë fituar ndonjëherë një titull. Nuk kemi asgjë për të humbur dhe duam të përfitojmë nga çdo mundësi. S’kemi qenë aq të suksesshëm në të kaluarën, duam ta ndryshojmë këtë trend”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka njoftuar të mërkurën se ka huazuar dy…