Kimmich, kapiten i ri i Gjermanisë
03 shtator 2024
| 11:10
Futbollisti i Bayern Munchen, Joshua Kimmich është kapiten i ri i Gjermanisë.
Ky vendim u mor gjatë ditës nga selektori Julian Nagelsmann, pas pensionimit të Ilkay Gundoganit. 29-vjeçari do ta udhëheq “Die Mannschaft” në garën e Ligës së Kombeve.
Ndeshjen e parë të këtij edicioni, kombëtarja gjermane do ta luajë të shtunën kundër Hungarisë. Nga viti 2016-të, Kimmich shiritin e kapitenit të Gjermanisë e ka bartur shtatë herë.
Kombëtarja e udhëhequr nga Nagelsmann, është në grupin e 3-të të ligës A, me Hungarinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Holandën.