Kimmich: Kënaqësi t’i vështrosh driblimet dhe finalizimet e Sanes

03 tetor 2023 | 13:47

Joshua Kimmich nuk ka asnjë dyshim që Leroy Sane është lojtari më në formë i Bayern Munchen në këtë edicion.

Kimmich ka thënë se është kënaqësi të vështrosh driblimet e njëpasnjëshme nga Sane, por edhe finalizimet.

“Leroi, përveç teknikës, është bërë shumë i fortë fizikisht. Ai duelon dhëmbë për dhëmbë në marrjen e topit dhe ia del me sukses. Pas një pune tejet rraskapitëse në fazën përgatitore, Sane po shpërblehet në këtë fillimsezoni. Liga e Kampionëve mbetet kompeticioni i preferuar për të, këtë detaj e ka dëshmuar edhe në të kaluarën. Mënyra se si anësori 27- vjeçar lëviz në fushë plot gjallëri na bën të gjithëve të lumtur. Është kënaqësi për sytë të vështrosh driblimet e njëpasnjëshme dhe finalizimet e shkëlqyera që vetëm Sane di t’i dhurojë. Shpresoj se forma e tij do të vijojë gjatë”, ka deklaruar Kimmich.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari i tretë i mbrojtjes në gjykimin ndaj Pjetër Shalës,…