Kimmich në ‘radarin’ e Cityt
Joshua Kimmich te Manchester City nuk është një opsion i pamundur. Mesfushori gjerman ka një kontratë me Bayern Munchenin deri më 2025, këtë periudhë ka refuzuar shpesh ta rinovojë kontratën aktuale, për këtë arsye largimi i tij diskutohet në shtëpinë e Bayernit, pasi drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë ta humbasin falas. Jo vetëm kaq por, sipas medieve, Kimmich nuk ka një raport të mirë me trajnerin Tuchel, me këtë të fundit që ka dhënë bekimin e tij për një largim të mundshëm.
Kimmichi është një nga pinjollët e Pep Guardiolas, një lojtar që tekniku portugez e vlerëson shumë. Kimmich shihet nga Guardiola si një opsion në rast se largohet Philippsi. Mesfushori anglez nuk po gjen hapësira te Manchester City, pëlqen të transferohet te Juventusi.