Kimmich rikthehet në janar
09 nëntor 2020
| 12:04
Bayern Munchen ka pranuar lajme të këqija nga kampi mjekësor për lojtarin e tyre Joshua Kimmich, i cili do të mungojë deri në muajin janar për shkak të operacionit në gju.
“Ne jemi të lumtur që Joshua do të jetë i gatshëm për ne përsëri në disa javë. Ne do t’i japim përkrahjen më të mirë atij gjatë rikuperimit”, ka thënë drejtori Sportiv i gjigantit gjerman, Hasan Salihamidziq.