Kimmich: Shumë shpejt do vendos të ardhmen time
02 dhjetor 2024
| 15:10
Bayern Munchen ende nuk e ka zgjidhur çështjen sa i takon të ardhmes së Joshua Kimmich. Në fund të sezonit, mesfushori 29-vjeçar gjerman do të jetë lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata me bavarezët.
Kimmich duket se i ka idetë shumë të qarta, teksa dha një intervistë për ZDF.
“Nuk do të pres deri në verë. Do të ulem në dimër dhe do të përpiqem të gjej një zgjidhje. Në janar do të marr vendimin e duhur”, ka thënë mesfushori gjerman.
Një mesazh shumë i qartë ky për drejtuesit, që duhet të nxitojnë për të nënshkruar një marrëveshje të re me futbollistin, e cila mund ta bëjë atë mesfushorin më të paguar në skuadër.