Kimmichi shpëton Bayernin nga humbja

24 janar 2023 | 22:30

Bayern Munchen merr barazimin e dytë radhazi në kampionat, këtë herë 1-1 ndaj Koln në “Allianz Arena”.

Kampionët e Gjermanisë e pësojnë shumë shpejt që në minutën e katërt. Goli i Koln erdhi gjatë zhvillimit të një këndoreje dhe një skeme të menduar mirë nga modestët e Baumgart S. Ishte Skhiri ai që dërgoi topin në rrjetë, duke gjetur kështu të papërgatitur “bavarezët”.

Në pjesën e dytë, skuadra e Nagelsmann do haste vështirësi për të çarë mbrojtjen e kundërshtarit dhe reagimi ishte gati i pamundur. Për të shmangur humbjen e kryesuesve të Bayernn mendoi Kimmich, në fund.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marina bullgare çaktivizoi sot një minë detare që ishte zhvendosur…