Kimmichi vazhdon me Bayernin
09 mars 2018
| 14:55
Mbrojtësi gjerman, Joshua Kimmich nuk do të largohet nga Bayern Munchen, pasi e ka vazhduar kontratën me gjigantin “bavarez”.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Bayernit me anë të një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të klubit. “Joshua Kimmich ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2023”, thuhet në njoftimin e Bayernit.