Kina, 175 miliardë dollarë për ushtrinë më të madhe në botë

05 mars 2018 | 21:01

Kina ka përcaktuar një prej buxheteve më të mëdha për ushtrinë për vitin e ardhshëm, që arrin 175 miliardë dollarë.

Është një rritje prej 8% në krahasim me vitin e kaluar, u njoftua nga kryeministri Li Keqiang ndërsa nisi takimi vjetor i Parlamentit në Pekin. Li gjithashtu caktoi një objektiv të rritjes prej 6.5% për ekonominë.

Kongresi Kombëtar i Popullit pritet gjithashtu të heqë kufirin dy-vjeçar presidencial, duke i mundësuar Xi Jinping të mbetet në detyrë për një kohë të pacaktuar, raporton “mapo.al”.

Masa, e cila pritej prej kohësh, por që ka qenë e diskutueshme edhe në Kinë, ka ndihmuar në blindimin e statusit të Xi Jinping si udhëheqësi më i fuqishëm që nga periudha e Mao Ce Dun.

Mijëra ligjvënës kinezë në takimin e së hënës shpërthyen në duartrokitje kur plani për të hequr kufirin dy-vjeçar u lexua në dhomë. Votimi mbi propozimin do të mbahet më 11 mars dhe pritet të miratohet unanimisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe shkollat nderuan familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së, duke…