Kina akuzon “Apple”-in për spiunim të përdoruesit përmes “spyware”
Kina ka akuzuar kompaninë “Apple” për monitorim të përdoruesve të tij nëpërmjet “spyëare” në celular dhe kompjuter.
Ministria e Jashtme e Kinës ka deklaruar se bota duhet të ketë kujdes nga kompania amerikane sepse ajo ka ndihmuar Uashingtonin në spiunimin e përdoruesve të thjeshtë dhe udhëheqësve të shteteve të ndryshme “përgjatë 10 viteve”.
Kjo deklaratë vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretenduan se kompania kineze “Huawei” mund të ishte duke mbledhur të dhëna për Pekinin dhe i kërkoi aleatëve të saj që të bllokonin firmën nga rrjeti i tyre 5G.
Në maj, Presidenti amerikan Donald Trump dha urdhër që “Huawei” të bllokohej në përdorimin e teknologjisë amerikane, në mënyrë që të mbrohej siguria kombëtare. “Google” i preu të gjitha lidhjet me kompaninë nga Shenzheni, duke mos e lejuar që të përdorte sistemin Android në celular.