Kina, Amerikës: Shikoji punët tua!
18 prill 2020
| 08:29
Kina i është përgjigjur Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i kërkuar t’i shikojë punët e veta, pasi shefi i Pentagonit akuzoi Pekinin për fshehje të informatave rreth pandemisë së virusit “Korona”.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, tha se ai nuk beson se liderët kinezë janë të sinqertë sa i përket krizës globale.
Pekini sot dënoi komentet e Esperit, duke i kërkuar Amerikës që t’i lë lojërat politike dhe të shpenzojë më shumë energji për menaxhimin e sëmundjes dhe ekonomisë.
Numri i viktimave nga Covid-19 në Wuhan u rrit 50 %, pasi vendi filloi të raportojë shifra të prapambetura, me justifikimin se spitalet ishin plot dhe ka pasur pasaktësi në raportim.