Kina blen 300 avionë francezë
Kina ka firmosur një marrëveshje me Francën për blerjen e 300 avionëve “Airbus A320” dhe dhjetë A350. Kjo marrëveshje u nënshkrua gjatë vizitës së Presidentit kinez, Xi Jinping në Paris.
Marrëveshja mendohet se kapë një vlerë prej 30 miliardë eurosh. Ajo i krijon kështu konkurencë rivalit “Boeing”, që është nën presion për dy aksidentet fatale në të cilët u përfshinë dy avionë të tij 737 Max 8 në pesë muajt e fundit.
Histori të ngjashme ka përjetuar edhe kompania “Concord”, e cila hoqi nga tregu aeroplanët e saj supersonik për shkak të aksidenteve të shpeshta.
Përveç kontratës së avionëve, mes Francës dhe Kinës u nënshkruan edhe 14 kontrata të tjera në sektorin nuklear, detar, energji etj.
Presidenti kinez e nisi turin e tij evropian javën e kaluar në Itali, vendin që u bë i pari nga G7 që nënshkruan marrëveshje të tilla nën moton “Një brez, një rrugë”.
Ndërkohë që Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i janë bashkuar Presidentit francez Emmanuel Macron dhe atij kinez për zhvilluar bisedime të tjera në Paris. Tema kryesore e bisedimeve do të jetë ajo për ndryshimet klimatike./tvklan/