
Kina: Brenda 1 muaji, janë 60 mijë viktima nga Covidi
17 janar 2023
| 12:08
Kina ka pranuar se 60 mijë persona kanë vdekur nga Covid-19 në vetëm një muaj ndërsa virusi po përhapet në të gjithë vendin.
Numri befasues i vdekjeve është shifra e parë zyrtare që publikohet që kur vendi hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e tij drakoniane muajin e kaluar.
Shënon një rritje të madhe prej 1,000 për qind nga numri i fundit zyrtar i vdekjeve nga Covid-19 në Kinë prej 5,272 më 8 janar. Njoftimi vjen pasi qeveria kineze u akuzua për mbulimin e shkallës së vërtetë të pandemisë.