Kina brenda gjashtë dite ndërton një tjetër spital për të infektuarit me “Koronë”
15 prill 2020
| 09:24
Rritja e rasteve të reja me virusin “Korona” në Kinë i ka detyruar autoritetet atje të ndërtojnë një tjetër spital për t’i pritur personat e prekur me virusin e ri, nga frika e përhapjes së një vale të re të pandemisë. Spitali në fjalë është ndërtuar pikërisht në zonën pranë kufirit me Rusinë, nga e cila importohen shumica e rasteve me Covid-19 në Kinë.
Punëtorëve iu deshën gjashtë ditë për të konvertuar një godinë 13-katëshe në një spital për pacientë me koronavirusi pa simptoma. Spitali i ri është vendosur në Suifenhe, 27 km larg kufirit me Rusinë dhe ka një kapacitet prej 580 shtretërish.
Rusia tashmë është kthyer në një problem për Kinën pasi rastet më të shumta me persona të infektuar vijnë pikërisht nga ky vend.