Kina do ta krijojë hënën e vet për t’i ndriçuar qytetet

22 tetor 2018 | 11:34

Kina planifikon ta lansojë “hënën” e parë artificiale në orbitë, në mënyrë që t’i zëvendësojë dritat e rrugëve dhe t’i zvogëlojë kostot e energjisë.

Shkencëtarët kinezë kanë thënë se hëna e bërë nga njeriu, e cila në thelb është një satelit i ndriçuar, do të jetë në orbitë në vitin 2020. Ajo do të jetë tetë herë më e ndritshme se hëna e Tokës dhe do të shkëlqejë në qytetin Chengdu, kryeqyteti i provincës jugperëndimore Sichuan.

Shpresohet se kjo risi që tingëllon si çmenduri kineze do ta zëvendësojë nevojën për ndriçimin e rrugëve dhe do t’i ulë kostot vjetore të energjisë elektrike deri në 1.2 miliard juanë (173 milionë dollarë).

Hëna do të ndriçojë vetëm një zonë prej 50 kilometrash, pasi është shumë më afër Tokës sesa hëna jonë reale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modeluesja 26-vjeçare sllovake, Lucia Javorcekova, një ish-çikliste, ka lënë biçikletën…