Kina do të blejë më shumë produkte bujqësore amerikane
31 korrik 2019
| 21:39
Kina që po negocion një marrëveshje tregtare me SHBA-në, u angazhua të blejë më shumë produkte bujqësore amerikane. Këtë e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, pas dy ditësh bisedimesh që u zhvilluan në Shanghai.
“Pala kineze konfirmoi angazhimin e saj për të rritur blerjet ndaj eksporteve bujqësore të SHBA-së”, sipas një komunikate të bërë nga shërbimi për shtyp i presidentit amerikan, që e cilëson këtë mbledhje si konstruktive. Negociatorët trajtuan çështje delikate si transferimi i detyruar i teknologjisë, të drejtat e pronës intelektuale, të barrierave përtej tarifave”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se presin një raund të ri bisedimesh në fillimi të shtatorit, këtë herë në Uashington./ATSH/