Kina frikëson keq fqinjët
Kina po çon raketa në zonën e tensionuar jugore të detit të saj për të frikësuar dhe shtrënguar fqinjët, ka thënë sekretari i Mbrojtes të SHBA-së, James Mattis.
Duke folur në Singapor, ai ka vënë pikëpyetje në metodat me të cilat Pekini zyrtar trajton kufirin.
Mattis ka deklaruar se çështja e trupave amerikane në Korenë e Jugut nuk do të ishte temë diskutimi në takimin mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Ai ka shtuar se SHBA synon çnukleraizim të Gadishullit Korean, në të cilin për momentin janë të stacionuara rreth 30 mijë forca ushtarake amerikane.
Në Samitin e Sigurisë, Mattis tha se Pekini ka dërguar pajisje ushtarake, përfshirë raketa kundër anijeve, raketa tokë-ajër dhe tokë-tokë si dhe pajisje për prishtje sinjali në Detin e Kinës Jugore.
Sekretari amerikan nënvizoi se Amerika do raporte të mira me Kinën, por se nuk do ta kishte problem që të tregonte forcën po qe e nevojshme.