Kina heq kufizimin e mandatit presidencial
11 mars 2018
| 11:09
Parlamenti i Kinës ka miratuar heqjen e kufizimit të mandatit presidencial, duke i lejuar presidentit, Xi Jinping të qëndrojë në zyrë me kohë të pacaktuar.
Amendamenti kushtetues ka kaluar në mbledhjen vjetore të Kongresit Kombëtar të Popullit në Pekin.
Dy delegatë kanë votuar kundër dhe tre të tjerë kanë abstentuar, në krahasim me 3,000 vota të tjera të favor të ndryshimeve.
Kushteuta e Kinës më parë ka përcaktuar lejimin e mbajtjes së dy mandateve të njëpasnjëshme të postit presidencial.
Ky amendament hedh poshtë sistemin e vënë nga ish lideri kinez, Deng Xiaoping më 1982 i menduar për të parandaluar kthimin e diktaturës afatgjatë që është karakteristikë për Revolucionin kaotik Kulturor të Mao Ce Duni më 1966-76.