Kina heq kufizimin e mandatit të presidentit

12 mars 2018 | 00:18

Kongresi Popullor i Kinës, votoi të dielën për të hequr kufizimin e mandatit të presidentit të vendit.

Votimi i hapi rrugën mundësisë që presidenti aktual, Xi Jinping, të vazhdojë të drejtojë Kinën pa kufizim. Mandati aktual i presidentit Xi, skadon në vitin 2023, por ka shumë mundësi që ai të vazhdojë edhe më tej të drejtojë vendin.

Amendamentet kushtetuese të miratuara të dielën, përfshijnë edhe mendimet e pikëpamjet e presidentit Xi Jinping, për herë të parë që kur në pushtet ishte themeluesi i Kinës bashkëkohore, Mao Zedong.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 10 miliardë euro "janë zhdukur" nga xhirollogaria e ngrirë…