Kina i kërkon falje mjekut hero që humbi jetën nga koronavirusi

20 mars 2020 | 09:06

Kina mori masa drastike për të përballuar koronavirusin në mesin e muajit janar, por zëri u ngrit fillimisht nga mjeku Li Wenliang për rrezikun që po i kanosej vendit që në dhjetor.

Askush nuk e dëgjoi në atë kohë mjekun 34-vjeçar, madje u ngritën edhe akuza ndaj tij për përhapje të informacionit të rremë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Li Wenliang konstatoi 7 raste në spitalin e Wuhan-it të një virusi, për të cilin ai ishte shprehur se i kujtonte Sarsin. Ai paralajmëroi kolegët e tij dhe autoritetet për kujdes, por askush se dëgjoi. Më pas, ai zbuloi situatën në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi të tij nga spitali, tashmë i infektuar me koronavirus, nga i cili humbi edhe jetën.

Tashmë që koronavirusi u ka marrë jetën më shumë se 10 mijë personave në të gjithë botën, nga të cilët më shumë se 3 mijë në Kinë, autoritetet në vendin e origjinës së koronavirusit i kanë kërkuar falje mjekut 34-vjeçar, por është shumë pak dhe shumë vonë. Nëse Li do të ishte dëgjuar, bota ndoshta do të ishte në normalitet tashmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka në dorë mjetin që ia mundëson…